BRICJAPI 

Kjo e Shtunë e gjysëm muajit Nëntor ju sjell Hënën e re dhe nis projekte të rendësishme në planin familjar si dhe në ate miqësor. Projekte të cilat ju mbushin jetën. Venusi, Dielli, Jupiteri janë një trio i cili ju garanton qetësi shpirtërore dhe optimizmin e duhur për të përmballuar çdo të papritur të mundëshme.

- SPONSOR -Smiley face

 

Dashuria: përkëdheljet dhe ëmbëlsia nuk do ju mungojnë, edhe pse zakonisht ju shikojnë si një shenjë e pandjeshme. Hëna e re në shenjën mike të Akrepit, do të jetë shumë e bukur dhe pasionale, dhe do të nxjerrë në pah anën tuaj fëminore, autentike dhe plot jetë. Atë pjesë që do ta ndani vetëm me personat që ju rrijnë pranë dhe që ju i jepni gjithë vëmendjen tuaj. Do të shijoni një fundjave intense në aspektin e ndjenjvae. Jupiteri çel zemrën drejt shpresës, drejt së ardhmes dhe ju shfaq jetën si diçka e cila dhuron mundësinë e pjekurisë dhe të rritjes. Ja përsë beqarët do të jenë objekt interesi nga ana e atyre që kërkojnë shpirtin binjak për të filluar një projekt jete. Qielli është i fortë dhe promovon shumë takime, përse mos t’i shfrytëzoni?

Puna/Paraja: panorama e planeteve funksionon në mënyrë perfekte për ju: Jupiteri, Hëna, Merkuri, Plutoni, ju hapin një rrugë suksesesh dhe arritjesh të cilat vijnë njëri pas tjetrit. Në rast se jeni të vetëpunësuar, sipërmarrës ose keni një zanat artistiko-krijues, yjet ju japin atë shkëndijen e gjeniut që ju nevojitet. Neptuni në veçanti, planeti i fantazisë, është në një pozicion shumë të mbarë për ju.

Shendeti: Venusi ju ndihmon të keni një shendet të mirë fizik dhe emocional. Të mbështetur nga Jupiteri jeni në gjendje të mirë shendetësore. Sot për ju është e lehtë të keni sukses, sidomos në raportet personale do të përfitoni nga gjendja juaj shpirtërore e qetë.

 

- SPONSOR -Smiley face