LUANI (23 Korrik – 23 Gusht)

Një seri trupash qiellorë në favorin tuaj ndezin këtë të Dielë festive, e pasuruar nga prezenca e familjarëve dhe shoqërisë që ju rrijnë pranë. Ju jeni të sigurt në vete dhe ndiheni se mund të bëni çfare të doni. Jeni te bindur se mund të merreni edhe me gjërat më të rëndësishme. Në fakt, ndiheni se çdo gjë varet nga ju. Pa ju asgjë nuk mund të rrjedh si duhet.  Jeni shumë të mirë dhe të sjellshëm me të tjerët, dhe jeni të gatshëm që t’ua falni gabimet të tjerëve shumë lehtë. Askush nuk mund të ketë shok më të mirë se ju. Kënaqeni sot për sot dhe nuk e lodhni mendjen me atë se çfare do të ndodhe nesër. Krenaria është problemi më i madh qe keni. Dini të krenoheni pa nevojë.

- SPONSOR -Smiley face

Dashuria: sot do të jeni shumë të dashur, të ndjeshëm dhe të gatshëm për të ndihmuar e dëgjuar nevojat e personit që tani keni në krah. Edhe Mërkuri, planeti i zgjuarsisë, tani ka kaluar në favor të shenjës tuaj dhe ju përgatit për një mirëkuptim mendor me partnerit.  Për sa i përket beqarëve, atyre që dashurinë po e kërkojnë, këtë të Dielë pasioni është i siguruar nga fati që ju sjell Merkuri si dhe komunikimi dhe forca vendimarrëse e Marsit. Bëni kujdes nga dashuritë e rrufeshme sepse mund t’i besoni një personi që nuk shfaqet për atë që është dhe rrezikoni të dashuroheni me imazhin e dikujt që nuk i përket realitetit. Tregohuni të kujdesshëm dhe të durueshëm, jepini kohë vetes dhe njiheni mirë personin tjetër para se të ndërrmerni një hap më të madh.

Puna/Paraja: Me rikthimin e Mërkurit pozitiv në shenjën tuaj rikthehet edhe fati, i cili do ju ndihmojë të krijoni mundësi të mira për të fituar para. Do të jeni të mençur dhe realist për sa i përket shpenzimeve. Në rast se do të hasni në disa problematika e rendësishme është të qendroni të përqëndruar dhe të mbani shpirtin e qetë në mënyrë që të paraprini një zgjidhje.

Shendeti: të dashur miq të Luanit, ju i ftohti dhe mjegulla e vjeshtës nuk ju pëlqen aspak. Bëni kujdes nga ftohjet prandaj ju këshillojmë të mbuloheni mirë.

- SPONSOR -Smiley face