UJORI

Dhjetori do t’ju ofroj zgjidhje për shumë gjëra. Mesi i muajit do të jetë akoma më i mirë. Më në fund, ju të lindurit nën shenjën e Ujorit, do të rizgjoheni.

- SPONSOR -Smiley face

Dashuria: Nën këtë yjësi të shkëlqyer, do të përjetoni fuqishëm edhe historinë tuaj të dashurisë. Bëni mirë të shmangni ndërlikimet e panevojshme në ditët më të vështira të muajit, prej datës 3, deri më 5 dhjetor. Nëse keni nisur një histori paralele sentimentale, do të pendoheni dhe do të dëshironit të kthenit kohën pas. Yjësia është në favorin tuaj nëse doni të bëheni me fëmijë. Nëse lidhja juaj është bërë monotone, do të jetë e thjeshtë ta gjallëroni nën këtë yjësi premtuese. Një ish i dashur do t’ju kërkojë një mundësi tjetër. E keni ju në dorë, nëse do t’i jepni një tjetër shans, ose jo. Priten të vijnë ditë pozitive!

Puna/Paraja: Yjësia e këtij muaji do të jetë e shkëlqyer për ndërmarrjet profesionale. Edhe nëse jeni ndeshur me vështirësi, prisni fundin e vitit, pasi mund t’ju ofrojë zgjidhje të rendësishme. Gjëja më e mirë që mund të bëni këto ditë, është të hidheni në kundërsulm. Është momenti për të vepruar tani, nëse doni të hapni një aktivitet tuajin privat, apo të fitoni para. Nëse jeni treguar tepër krenar dhe keni i shkëputur marrëdhëniet nga një kompani, tashmë është momenti që të bëni paqe. Është momenti për të marrë përgjigje të rëndësishme dhe konkrete sa i takon punës suaj. Kini parasysh që çdo gjë zgjidhet nëse bëni durim. Mund t’i jepni fund edhe një çështjeje të vjetër ligjore, gjithçka është e pritshme. Mund të mbyllni disa llogari të vjetra dhe të vendosni nëse është më mirë të punoni më vete. Është një moment i mirë edhe për të rinjtë që po kërkojnë punë.

Shendeti: Është një muaj i përshtatshëm edhe për t’u kujdesur për shëndetin. Do ta merrni veten plotësisht.

 

- SPONSOR -Smiley face