SHIGJETARI 

Gjithmonë plot gjallëri dhe të vendosur në këtë periudhë, falë kalimit të Saturnit në shenjën tuaj; sot akoma më shumë se zakonisht, me çiftin Hëna-Jupiteri në trigon, nxehtësia, sfida dhe pasioni i zjarrtë shpërthejnë nga të gjitha frontet.

- SPONSOR -Smiley face

Por që tani të keni të qartë se Plutoni i cili përfaqëson financat, në kundërshtim me Hënën, do të thotë shpenzime të shumta, aktivitetet me shoqërinë do të jenë të kushtueshme dhe mobilimi i shtëpisë do t’ju kushtojë akoma shumë.

Dashuria: pasion dhe një përfshirje e fortë e ndjenjave për partenirn\partneren do të karakterizojë ditën e sotshme por edhe ditët në vijim. Me partnerin do të bieni dakort si në jetën e përditshme, nëprmjet dialogut, si poshtë çërçafëve, ku do të gjeni kënaqësinë e të gjithë shqisave.

Falë Merkurit në shenjën tuaj i jepni shumë rëndësi dialogut, dhe e përdorni për të mbështetur sensualitetin të ushqyer nga pasioni përmbytës. Disa nga ju mezi po presin të bashkëjetojnë ose të martohen, dhe në rast se jeni të martuar, ështe momenti ku dëshironi të shtoni familjen tuaj. Në rast se jeni beqarë, udhëtimi është situata optimale për një takim që do të lërë shenjën.

Puna\Paraja:  Okazione positive për shvillimin tuaj do ju shtyjnë të bëni zgjedhje në linjë me rritjen e juaj profesionale. Përgjegjshmëria juaj do të vlerësohet me poste më autoritare. Tani me Marsin dhe Merkurin pozitivë, çlirohen energji që trasformojnë atë që mendoni në vepra konkrete. Mjaft vetëm me ëndrra dhe prova, tani ajo që keni në mendje mund të bëhet lehtësisht një fakt. Lekët rrjedhin si ujë, midis blerjeve dhe aktiviteteve kulturore harxhoni një pjesë të mirë të rrogës, me siguri i ndjeni krahët e ngrohta dhe e ardhmja nuk ju shqetësonn.

Shendeti: edhe në këtë aspekt qielli lëshon shkëndija dhe jeni në super formë, edhe falë sportit, që ju mban elastikë, tonik dhe më të rinjë në krahasim me moshën anagrafike. Edhe në veshjen e saj vjeshtore natyra është e mrekullueshme dhe fiziku juaj robust e shijon kontaktin me elementët, dhe mbas një ecje të shpejtë apo me bicikletë mund të hani kudo dhe çdo gjë, metabolizmi dhe sistemi imunitar funksionojnë në perfeksion.

- SPONSOR -Smiley face