PESHORJA

Puna: Kreativiteti që keni ju bën të dalloheni kudo që jeni por në fakt duhet ta ridimensiononi këtë aftësi tuaj të veçantë.  Gjatë këtij muaji do të realizohen planet tuaja profesionale. Nëse keni qenë të vyeshëm do të arrini satisfaksion të madh. Duhet të jeni të durueshëm dhe të prisni me maturi përfitimet financiare. Jeni nën presion, është e vërtete, pork kjo është mënyra më e mirë për ju që të prodhoni ide më të mira. Dhe do të jenë pikërisht idet inovative që do ju japin më shumë gëzim.Përmirësoni akoma më shumë komunikimin tuaj me bashkëpunëtorët, do të arrini mundësi të shkëlqyera.

- SPONSOR -Smiley face

Dashuria: Kjo javë e muajit do është idealja për të hedhur hapin e madh dhe për të propozuar. Planetin e dashurisë Afërditën do ta keni në krah. Beqarët do të kenë oferta për lidhje. Bëhuni të qartë më personat me të cilat kaloni kohën, mos u prezantoni si një partner që nuk dëshiron një njohje më të thellë. Madje mund të ketë ndryshime të mëdha për ju nga muaji Janar kur mund të vendosni të martoheni apo të keni një fëmijë.

Shëndeti: stresi ndikon shumë në gjendjen tuaj emocionale, prandaj mundohuni të pushoni sa më shumë, të mirreni me ndonjë rekreacion, të balanconi dietën ushqyese dhe të organizoni një udhëtim të shkurtër me familjen apo shoqërinë.

 

- SPONSOR -Smiley face