VIRGJERESHA  

Një portret planetar i cili vazhdon t’ju shfaqi skenarë fatsjellës. Nga Plutoni te Marsi, nga Jupiteri te Venusi: keni një seri me planet të cilët bëjnë tifo eskluzivisht për ju.

- SPONSOR -Smiley face

Dashuria: keni mbështetjen e dy anëve që Zodiaku ka krijuar: Hëna dhe Venusi. Në rast se nuk jeni në shoqërinë e shpirtit binjak, me shumë mundësi fati sot do ju vendosi në gjurmin të tij. Mbani sytë hapur se yjet ju favorizojnë një takim që mund të jetë i destinuar të jetë afatgjatë. Por sidomos mos u ngatërroni për shkak të ndrojes suaj tipike që në shumë raste provokon dëme.

Puna/Paraja: serioziteti dhe aftësia juaj janë një sinjal i domosdoshëm i nivelit të lartë të profesionalizmit e cila ju karakterizon. Të nxitur nga vullneti dhe nga kënaqësia për të prodhuar dhe realizuar, ndjeheni gjithmonë në një gjendje të mirë kur kthehemi në zyrë ose në vendet ku zhvillohet aktiviteti juaj. Sot Hëna në shenjën e Bricjapit, që ju mbështet shumë në rrethin e Zodiakut, ju premton mundësi të rendesishme.

Shendeti: gëzoni një shendet të mirë të dashur miq të Virgjëreshës, edhe pse energjitë nuk janë në maksimumin e tyre. Duhet të menaxhoni stresin i cili shtohet dita ditës sepse ky do të jetë armiku juaj për këtë vit. Bëni kujdes ndaj cilësisë së ushqimit, shmangni stimulues si kafeja apo të ngjashëm, alkolin me pak fjalë çdo gjë që mund t’ju heqi kthjelltësinë mendore.

- SPONSOR -Smiley face