PESHORJA (24 Shtator – 23 Tetor)

Dashuria: Sot duhet të përgatiteni për një ditë të jashtëzakonshme ju të dashuruarit. Kur të jeni pranë atij që dashuroni do i harroni të gjitha mosmarrëveshjet dhe problemet që keni pasur më përpara. Marrëdhënia me partnerin do jetë e kënaqshme dhe në çdo çast do përjetoni emocione te forta. Jeta juaj ne çift do konsolidohet edhe me tepër gjatë kësaj dite. Do i lini pas të gjitha problemet e hershme dhe do shihni me optimizëm drejt së ardhmes. Beqarët do fiksohen pas një personi dhe do bëjnë të pamundurën për ta bërë për vete.  Jupiteri do jete planeti qe do ju ndihmojë dhe do iu sjellë fat.

- SPONSOR -Smiley face

Puna/Paraja: Të gjithë ata që duan të firmosin një marrëveshje apo të zgjidhin një çështje ligjore do ta arrijnë menjëherë objektivin. Këto do të jenë ditët më të favorshme për të arritur gjithçka. Ata që kanë vënë në zbatim një projekt të ri prej disa muajsh do të përballen me shpenzime të mëdha. Keni një aftësi të shkëlqyer për të bindur të tjerët, ja pse ky do të jetë një muaj frytdhënës për të gjithë ata që punojnë me shitjet apo paguhen me komisione. Nuk do t’i shijoni dot në maksimum fundjavat për shkak të lodhjes së madhe në punë. Shumë prej jush punojnë edhe të shtunë dhe të diel, ja pse ndiheni vazhdimisht në ankth. Financiat ka mundësi te përmirësohet ndjeshëm fale perkujdesit te treguar se fundmi, por edhe përfitimeve nga një pune e kryer me sukses.

Shendeti: Vitalit stabël dhe shendet të mirë. Është momenti më i mirë për t’u angazhuar me fitness por edhe të filloni të provoni sporte të reja. Saturni ju fton të kombinoni aktivitetin sportiv me një rregjim ushqimor të shendetshëm

- SPONSOR -Smiley face