VIRGJERESHA

Yjësia do të jetë shumë e favorshme sot dhe gjithë javën për të lindurit në shenjën e Virgjëreshës.

- SPONSOR -Smiley face

Dashuria: Pas një faze konfuze për sa i takon fushës së ndjenjave, java në vijim do të jetë shumë më interesante. Madje për disa mund të themi se do të jetë një javë plot pasion. Prej datës së sotme, situata do të jetë shumë e favorshme dhe duhet ta shfrytëzoni nëse jeni ende vetëm. Kjo ditë do të jetë fatsjellëse, edhe nëse keni kohë që prisni dikë për t’u sqaruar apo për t’u ribashkuar. Takimet që do të bëni në këtë periudhë do të jenë më të rëndësishme për ju. Do të mund të bëni njohje të reja shumë të vlefshme. Venusi do të ndërmarrë një “udhëtim” që do të ndikojë pozitivisht tek ju. Do të keni shumë dëshirë të përjetoni dashuri të reja apo të takoni njerëz të veçantë. Nëse sapo jeni ndarë, mund ta keni të vështirë ta harroni plotësisht ish-partnerin tuaj. Është një yjësi e përshtatshme edhe për çiftet që kanë projekte për të realizuar. Në fakt, po punoni prej disa muajsh për projekte të tilla.

Puna: Do të jetë një ditë i përshtatshëm për të fituar më shumë apo për të bërë marrëveshje të volitshme, të gjitha këto në bazë të rrethanave. Bëni kujdes për çështje që i takojnë punës suaj, pasi nga ky moment do të marrin hov iniciativa të reja. Shumë nga projektet e reja që do të ndërmerrni tani, do të korrin shumë sukses në vitin 2018. Do të keni shumë shpenzime nëse jeni familjarë. Disa prej jush kanë shpenzuar më tepër seç duhet që prej viti që shkoi, për shkak të ndonjë transferimi apo për çështje shtëpie. Mund të keni bërë fjalë me shefin tuaj, apo për ndonjë tjetër arsye nuk arrini të jeni të qetë në vendin ku punoni. Për momentin, duhet të rezistoni. Do t’u jepni zgjidhje problemeve gjatë fundit të muajit. Është momenti të përpiqeni të bini në sy. Mjedisi që ju rrethon është në zhvillim e sipër dhe gjatë fundit të muajit do të merrni lajme të shkëlqyera. Pozicioni tepër i favorshëm i Jupiterit do t’u vijë në ndihmë sipërmarrësve, punonjësve të pavarur apo atyre që do t’u duhet të mbyllin ndonjë kontratë apo marrëveshje.

Shendeti: Shmangi ushqimet që mund t’ju shkaktojnë një shqetësim të lehtë me aparatin tretës, sepse mund të jetë momenti i ndonjë alergjie ose e ndonjë intolerance. Marsi i favorshëm tregon një ripërtëritje të shpejtë në rast se sëmureni.

 

- SPONSOR -Smiley face