BRICJAPI

Një grupim i bukur i planeteve ju mbështet për të mbyllur bukur këtë fundjavë të fund muajit Tetor. Mençuria juaj do të japë frytet në fushën familjare duke harmonizuar raportet midis të afërme. Mërkuri tranzitor në shenjën e Akrepit, krejtësisht i qetë, do t’ju dhurojë gjithashtu aftësinë për të qenë i shoqërueshëm, jo vetëm në rrethin familjar, por edhe në atë shoqëror. Me Neptunin në aspekt të shkëqlyer në shenjën e Peshqëve, jetoni edhe një moment me harmoni me veten tuaj, sidomos në rast se keni lindur në dekadën e tretë.

- SPONSOR -Smiley face

Dashuria: një Pluton i bukur është vula e një bukurie pak misterioze që mund të reflektoni pa qenë të vetëdijshëm. Kujdes nga disa tundime që mund t’ju bëjnë të dobësoni lidhjen tuaj stabël, mos u tundoni nga pasione të vogla që janë të parendësishme. Mbas një periudhe pak të vakët nga sot pasioni rindizet dhe do të kaloni momente të bukura me personin e zemrës. Shumë të favorizuar janë çiftet e reja të cilat planifikonë projekte sëbashku. Por edhe për beqarët qielli ju hap dyert për njohje të reja, është në dorën tuaj të vendosni.

Puna/ Paraja: Urani në një aspekt jo shumë të favorshëm ju fton të mos merrni vendime përfundimtare për sa i përket angazhimeve në punë, por të prisni evoluimin e ngjarjeve. Në rast se sot, por edhe në ditët në vijim, keni një transfertë apo një takim punë për një pozicion të ri, mund të mbështetin te Merkuri, i cili do t’ju japi shkathtësi mendore dhe qartësi në komunikim.

Shendeti: Kjo fundjavë ju gjen pak të lodhur. Kujdes nga dhimbja e mesit dhe shfrytëzoni fundjavën për t’u shplodhur dhe relaksuar.

- SPONSOR -Smiley face