UJORI 

Hëna plotësisht në shenjën tuaj këtë të Dielë gjallëron shpirtin tuaj dhe ju bën të hapur për çdo iniciativë në fushën sociale apo shoqërore. Urani në shënjën e Dashit, Marsi në shënjën e Peshores dhe Saturni tek Shigjetari, janë të gjithë të vendosur në një prespektive të favorshëm për shenjën e Ujorit. Këto janë trupa qiellorë të cilët përbëjnë për ju stimulin për të vepruar në mënyrë të matur dhe racionale, duke e pasur të qartë në mendje përfitimin tuaj, por pa shkelur të tjerët.

- SPONSOR -Smiley face

Në qetësinë e ditës së Diele kuptoni se si të përballeni me një situatë ekonomike e cila ju kishte shqetësuar jo pak në javët e kaluara. Jupiteri nga shenja e Akrepit, ju ka mbajtur në ekuilibër të luhatshëm sikur të ecnin mbi një litar, por tani kjo çështje është në prag të zgjidhjes, me më pak shpenzime se sa kishit menduar.

Dashuria: Venusi në shenjën mike të Peshores ju emocionon, si të jeni në çift si të jeni beqarë. Ndjeshmëria me të cilën jeni mbështjellur sot ju bën të aftë të parashikoni çdo dëshirë të vogël, nevojë apo kapriço të personit të zemrës. Parashikohet një periudhë ekzaltuese, do të shijoni me partnerin çaste të mrekullueshme dhe pasionale.

Puna\Paraja: sjellja ndaj parasë është e distancuar dhe jo e kujdesshme. Si shenjë e Ajrit që jeni, filozofikë dhe të butë, shpesh tregoni se nuk ju interesojnë shumë të mirat materiale. Por në fakt edhe ju jeni një kursimtarë i vertetë dhe duhet të menaxhoni të ardhurat e juaja. Shfrytëzoheni ditën e sotme për të stimuluar ide interesante, janë të favorizuar profesionet e bazuar mbi tregtinë dhe komunikimin, sepse Merkuri do të jetë aleati juaj. Në rast se diçka nuk shkon ashtu siç ju dëshironi, mos e hidhni punën tuaj poshtë, dhe mendohuni mirë para se të prishni çdo gjë.

 Shendeti: Venusi ju mban në shendet të mirë, dhe ndjeheni reaktiv dhe të gjallëruar. Duhet të bëni kujdes me peshën tuaj, nuk duhet të mungojnë frutat e sezonit në dietën tuaj dhe shmangi ëmbëlsirat.

- SPONSOR -Smiley face