DEMI

Të dashur miq të shenjës të Demit këtë muaj situate astrologjike përmirëson sepse Venusi sapo ka dalur nga aspekti kundërshtuese, duke çliruar zemrën nga një ndjenjë presioni që ju bllokonte në lidhje me të tjerët.

- SPONSOR -Smiley face

Dashuria: Ky muaj do të jetë një shtysë e fuqishme për të ndërmarrë gjëra të reja, të cilat do të konfirmohen gjatë muajit janar. Prisni ndryshime pozitive. Edhe nëse keni patur probleme në të shkuarën, do të mund t’i zgjidhni ato, nëse e keni mbajtur gjallë ndjenjën mes jush. Edhe ju që keni kohë që qëndroni të mënjanuar do të filloni të luftoni pavarësisht moshës, apo aftësive tuaja. Do të merrni atë që meritoni në varësi të lëvizjeve që do të bëni. Një takim i thjeshtë mund të ketë rëndësi. Rreth datës 22, një takim mund të jetë special për ju.

Puna/Paraja: Do të zgjidhni një çështje ligjore që ka kohë që ju shqetëson. Dhjetori do të mund t’ju japë atë që kërkoni, prandaj duhet të evidentoheni dhe jo të mbylleni në vetvete. Në vend që të prisni që gjërat t’ju bien nga qielli, shfrytëzoni këtë horoskop pozitiv karshi jush, në mënyrë që të bëni kërkesat e duhura tek njerëzit që mund t’ju japin një dorë! Nëse keni ndër mend të ndërroni shtëpi, apo të bëni ndonjë blerje, ky është momenti i duhur.

Shendeti: Do të vuani nga disa sëmundje kalimtare. Kini kujdes nga reumatizma. Bëni kujdes me ushqimin duke ndjekur një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar.

 

 

- SPONSOR -Smiley face