VIRGJERESHA (23 Gusht- 22 Shtator)

Një Hënë e bukur në shenjën e Demit ndez ditën tuaj. Intuita juaj do të jetë pika e fortë, asnjëherë si më parë do të jetë shumë e saktë. Sidomos në çështjet e rregullit praktik dhe të organizimit ditor do të tregoheni fitues, të pakrahasueshëm, më të vërtetë unik. Në trupin e njeriut shenja juaj i korespondon duarve, por edhe zonës së aparatit tretës. Është pika juaj më e ndjeshme sipas gjuhës astrologjike, prandaj duhet të bëni kujdes ta mbani gjithmonë në funksion perfekt.

- SPONSOR -Smiley face

Dashuria: jeni në kërkim të shpirtit binjakë? Hëna, ylli magjik i intuitës, sateliti i përceptimit të gjithçkaje që mshihet mba paraqitjes, ju ndihmon të kuptoni kush ka një pikë të dobët për ju prej kohësh. Në rast se keni lindur në Gusht, me mbështetjen e Jupiterit, do të jeni veçanërisht me fat për të zbuluar se nuk është aq e vështirë të sqaroheni duke braktisur në një anë drojen tuaj. Do të jeni pak posesiv por partnerit tuaj do t’i pëlqejë sepse do të ndihet në qendër të botës suaj. Periudha është e mirë por me një kusht: mbani gojën e kyçur sa më shumë të jetë e mundur. Merkuri joharmonik nuk ju fal dhe mund të shkaktoni dëme dhe hatërmbetje. Por në përgjithësi gjërat lundrojnë mirë. Më në fund i jepni hapësirë dashurisë.

Puna/Paraja: një ditë e mbarë, sidomos në rast se jeni pjesë e botës së biznesit, do të arrini të mbyllni një kontratë lehtësisht. Jeni të mprehtë dhe kuptoni kush kërkon t’ju ngarkojë me punë ekstra në zyrë sot.  Gjeni kamuflimin e drejtë pa u sforzuar shumë, që mos t’ju fusin në kurth. Shmangni çdo vendim impulsivë. Keni një qiell shumë të favorshëm, që ju mbështet për një të ardhme pozitive, por nga ana tjetër impulsiviteti, vendimet e menjëhershme dhe improvizimet pa menduar dy herë për shkaqet ë sjelljeve tuaja, do të përmbyste anijen e ëndrrave të juaja. Shfrytëzoni mbështetjen e yjeve për të inauguruar një periudhë tepër të bukur dhe entuziaste.

Shendeti: shendeti është i mirë të dashur miq të Virgjëreshës, edhe pse energjia nuk është në maksimumin e vet. Stresi avancon dhe duhet të bëni gjithçka për ta menaxhuar, sepse ky do ë jetë armiku juaj i vërtetë këtë muaj.

 

- SPONSOR -Smiley face