BINJAKET

Dashuria: Dita e stome por edhe java në vazhdim do të jetë mjaft intrigues për sa i takon fushës së ndjenjave.  Tashmë është momenti të qetësoheni dhe të shijoni marrëdhënien tuaj. Ndiheni më të çliruar shpirtërisht dhe situata juaj paraqitet më harmonike. Nëse gjendeni vetëm, duhet të vlerësoni njerëzit që ju ofrojnë dashuri dhe jo lidhjet kalimtare. Nuk duhet t’u zini shumë besë marrëdhënieve që do të lindin në këtë periudhë. Ndoshta keni pak faj edhe vetë, pasi nuk po tregoni interesin e duhur karshi njerëzve që ia vlejnë.

- SPONSOR -Smiley face

Puna/Paraja: Nëse ushtroni një aktivitet privat, bëni mirë që mos të bëni lëvizje të tjera për momentin dhe të kënaqeni me atë që keni. Tashmë duhet të lëvizni dhe të bëni zgjedhjet e duhura, por pa qenë nevoja të guxoni tepër. Për shembull, nuk duhet të investoni në ndonjë biznes që nuk e njihni sa duhet. Duhet të bëni hapa për të cilët të ndiheni të sigurt. Të lindurit në shenjën e Binjakëve kanë më shumë mundësi tani, krahasuar me situatën e një apo dy vjetëve më parë. Bëni kujdes edhe me problemet ekonomike, nëse sapo keni blerë shtëpi apo gjëra të tilla të rëndësishme.

Shendeti: Shëndeti i mirë dhe optimizmi do t’ju vijnë në ndihmë.  Kujdes! Mos u lodhni më tepër seç duhet. Të rinjtë nuk do ta ndiejnë shumë lodhjen fizike, por mund të rrezikojnë t’i shpërdorojnë energjitë e tyre.

- SPONSOR -Smiley face