PESHQIT 

Tre planetet të cilët kompozojnë idealisht shenjën tuaj, Hëna, Neptuni dhe Jupiteri janë të tre në favorin tuaj. Hëna dhe Neptuni takohen sëbashku në shenjën tuaj, ndërsa Jupiteri projekton një ndikim pozitiv shumë të fortë nga shenja mike e Akrepit. Vrulli i zhurmshëm i Jupiterit ju ngroh muskujt, duke ju përgatitur për një të ardhme të afërt plot me stimuj shpërthyes që ushqejnë shpirtin tuaj të butë, por në të njëntën kohë edhe konkurues: mbushur me raste të mira për t’u kapur me lehtësi dhe premtime emocionuese, si në jetën private si në atë publike. Jupiteri kujdeset qe t’ju mbulojë shpirtin me një kënaqësi të thellë, tashmë pjesë konsistente dhe integruese e asaj që quajmë “fat”.

- SPONSOR -Smiley face

Ndërroni ajrin, si në shtëpi, në zemër dhe në mendje. Koncepte, fjalë, shije muzikore dhe ushqimore të reja, dhe gjithçka që doni të ndryshoni për më mirë. Eksperimentoni të renë, të ndryshmen, zgjeroni limitet e dijes suaj. Nga sot është dita që të mendoni për disa ndryshime rrënjësore të disa zakoneve mendore që ju kanë stepur në këtë periudhë. Keni një nga aleatët më të mirë me vete: pasionin.

Dashuria: vetëm Saturni është në pozicion jo harmonik dhe kontribuon që ju të bëheni posesiv në dashuri ose të paktën të keni nevojë për siguri. Ripërtëriheni falë erotizmit të rafinuar që Hëna do t’i japë çiftit tuaj, pavarësisht nëse jeni në një marrëdhenie stabël apo të rastit. Beqarët janë veçanërisht të stimuluar nga ky qiell, lëreni pasigurinë më një anë dhe tregohuni i gatshëm të shrytëzoni mundësitë e reja që ju ofrohen.

Puna\Paraja: megjithë atmosferën e mbarë të kësaj dite, në ambjentin e punës mund të ketë disa arroganca të vogla, provokime apo kapriço fëmijësh, nga ana e eprorëve. Reagoni me atë mirësjelljen tuaj të zakonshme dhe mbani një sjellje të ekuilibruar. Jepni maksimumin e juaj në punët sociale, takoni shumë persona dhe jeni të respektuar më shumë. Çdokush nga ju, pavarësisht pozicionit, do të transformojëçmundësi në një përfitim, një kontratë e re, një punë e re etj.

Shendeti: ju e dini që jeni veçanërisht të ndjeshëm ndaj ndryshimeve të gjendjes shpirtërore dhe ngjarjeve që ju përfshijnë, duhet të keni guximin të mbani një distancë në mënyrë që t’ju lehtësojë nga grumbullimi i vazhdueshëm i tensioneve që vijnë nga ambienti i jashtëm. Shmangi sa të jetë e mundur, emocionet që nuk ju përkasin dhe që janë një harxhim energjie e padobishme.

- SPONSOR -Smiley face