BRICJAPI

Dashuria: Dashuria merr të gjithë hapësirën në dispozicion dhe vendoset e para në listën tuaj. Më mirë kështu, kjo do ju lejoj që të kaloni festat e Krishtlindjeve dhe të fund vitit në një mënyrë të mrekullueshme, të pasur me ndjenja, sensualitet dhe pasion. Saturni është Planeti jua mbështetës dhe do të jeni në një sintoni perfekte me partnerin. Fillon për ju një periudhë e rendësishme, që do të zgjasi gati 3 vjet, dhe me ndihmën e Saturnit dhe të Jupiterit, do të ndjeni instiktin për të krijuar baza solide në jetën tuaj. Poshtë asaj mburojës të vendosur dhe që dëshiron afër persona koerent, rreh një

- SPONSOR -Smiley face

Puna/Paraja: Ajo që ndjeni brenda është një siguri më e madhe për të përballuar gjërat, vetëbesimi rritet. Mendimet janë të kthjellëta dhe përfundimtare, dhe projektet gjithmonë më të sakta dhe të detajuara. Sa më shumë muaji ecën përpara aq më mirë shkojnë gjërat. Keni forcën dhe energjinë për të punuar siç dëshironi dhe të ndërtoni karrierën tuaj në mënyrën më të mire. Muaji Dhjetor do ju sjelli përgjigjet që prisni. Ose do të mbyllni një kontratë që do ju lejoj të fitoni para. Ju rikujtoj se në fund të muajit do të keni në favor Diellin, Venusin, Plutonin dhe Saturnin, një yjësi e jashtëzakonshme në shërbimin tuaj.

Shendeti: ju të shenjës së Bricjapit do të shijoni një formë të mrekullueshme. Jeni të mbështetur nga shumë planete dhe në rast se do të keni ndonjë vështirësi të vogël do i përballoni me gjoksin përpara duke i kaluar shumë shpejtë. Do të riktheheni në formë menjëherë me ushtrimet fizike minimale.

 

 

- SPONSOR -Smiley face