GAFORJJA 

Hëna tranziton në shenjën tuaj dhe do të ndjeni një çlirim të shpirtit dhe një fillim jave shumë të mbarë. Jupiteri ju qendron në krah duke ju sjellur një optimizëm të lartë.

- SPONSOR -Smiley face

Dashuria: Do të jetë një periudhë shumë e bukur sa i takon dashurisë. Nëse keni ndërtuar një marrëdhënie të sinqertë dhe të fortë, ky është momenti për të thënë “Po”! Gjithashtu, do të mund të gjeni personin tuaj të zemrës nëse gjendeni vetëm. Jini të vëmendshëm për gjërat që do të ndodhin dhe bëni kujdes të mos i përjashtoni njerëzit e rinj nga jeta juaj. Do të ndodhin ndryshime pozitive dhe ditë pas dite do të ndiheni edhe më me fat. Do të jetë një periudhë e mirë për ju që doni të bëheni me fëmijë, por edhe për të sqaruar keqkuptimet. Rreth datës 11, yjësia do të jetë mjaft intriguese, kështu që mos hezitoni të bëni për vete atë që ju pëlqen.

Puna/Paraja: Edhe këtë muaj planetët do të jenë në favorin tuaj, veçanërisht Marsi, i cili do t’ju mbështesë përgjatë gjithë muajit. Disa prej jush mund të kenë firmosur një kontratë të re prej pak javësh. Të tjerë, mund të kenë në duar një projekt, i cili duhet të përfundojë brenda dhjetorit. Bëni mirë të vendosni një kufi dhe t’u jepni përparësi iniciativave më të vlefshme për ju. Do të dëshironit që në fakt të ishit diku tjetër, duke u marrë me të tjera gjëra. Keni vërtet një shpirt luftarak dhe prandaj mos hiqni dorë nga asgjë. Mos i jepni shkas debateve me njerëzit, edhe nëse ata mund t’ju provokojnë. Kini parasysh që disa keqkuptime nuk mund të zgjidhen vetëm me fjalë, por edhe në mënyra ligjore.

Shendeti: Falë favoreve yjore do të ndiheni shumë mirë. Do të leni më një anë trishtimet dhe malinkonitë sepse jeni në super formë.

 

 

 

 

- SPONSOR -Smiley face