BINJAKET (21 Maj – 21 Qershor)

Të dashur miq të shenjës së Binjakëve, Hëna rreth orës 12:00 të kësaj të Diele të fillim Nëntori vjen në shenjën tuaj me një efekt jashtëzakonisht gjallërues dhe entuziast për ju. Pikat e juaja më të forta, të cilat përcaktohen “që në fillim” nga trupat qiellore në shenjën tuaj, janë pa dyshim inteligjenca dhe sensi i humorit, dhurata të vërteta nga Merkuri, planet i cili tek Binjakët ka pushtetin më të fortë. Gjithashtu edhe shija për teatralizmin, dëshira për të mahnitur, për t’u shfaqur dhe dëshira për t’u admiruar nga të tjerët, të fituara falë Plutonit, perëndia e maskave dhe e trillimit skenik. Dhe në fund aftësia që të zhyteni në mjedise nga më të ndryshmet ose të çuditshme me një kureshtje të madhe, pa e vrarë mendjen, duke thithur ajrin e realiteteve të reja pa “alergji”.

- SPONSOR -Smiley face

Dashuria: Me Hënën e bukur që shndërrin në krahun tuaj i keni të gjitha gurët në vend për të shprehur ndjenjën atij apo asaj që ju bën të rrahi zemrën. Një intimitet i ngrohtë do t’i japë jetë lidhjes suaj të dashurisë. Në rast se ndodheni në një lidhje e cila akoma nuk është e stabilizuar, ose që ushqen mëdyshje, që nga sot mund të merrni një vendim për ti dhënë zgjidhje kësaj situate, qielli juaj astrologjik ju mbështet dhe ju qartëson idetë.

Puna/Paraja: kujdes nga shpenzimet e kota: Neptuni  jo harmonik, sidomos në rast se i përkisni dekadës së dytë (1 deri ne 10 Qershor), mund t’ju nxisë që të ekzagjeroni.  Në rast se punoni në një kompani do ta keni të lehtë të nxirrni nga sirtari çfardo lloj projekti apo ideje për ta prezantuar. I dilni përpara shumë pengesave, ndoshta po bëni hapin pak më të madh, të nxitur nga euforia, por duke rrezikur të mos arrini të mbani ritmin. Ndiqni parimin e realitetit, bëni atë që me të vërtetë mund të arrini të realizoni, pa u manipuluar apo bindur nga dikush tjetër.

Shendeti: Keni një gjallëri eksplozive sot falë favoreve yjore. Do të leni më një anë trishtimet dhe malinkonitë sepse jeni në super formë.

 

- SPONSOR -Smiley face