AKREPI

Jeni njerëz shumë ekstrem.  Intensiteti është çelësi i personalitetit tuaj dhe i të gjitha gjërave që i bëni. Karakteristika kryesore e juaja është besnikeria. Keni vullnet të fortë, jeni dinamikë, këmbëngulës dhe seriozë. Motoja juaj është “gjithçka ose asgjë”.

- SPONSOR -Smiley face

Dashuria: Këtë muaj mund ta shfrytëzoni edhe për të bërë njohje të reja. Disa prej jush kanë përjetuar ndryshime të mëdha gjatë kësaj periudhe. Mund të jeni bërë me fëmijë, apo të keni ndarë me partnerin projekte të rëndësishme. Po ashtu, disa prej jush kanë bërë edhe ndryshime profesionale, apo kanë ndërruar shtëpi. Nëse keni një marrëdhënie të konsoliduar tashmë, e vetmja pengesë për ju janë paratë, apo fëmijët. Ky muaj është ideali për njohjet e reja. Kjo periudhë është më se e përshtatshme edhe për ata që duan të bashkëjetojnë, apo të martohen.

Puna/Paraja: Ju, të lindurit nën shenjën e Akrepit, do të përjetoni një fazë heshtjeje, që të kuptoni më mirë mundësitë që do t’ju ofrohen në të ardhmen. Mund të provoni të kërkoni punë edhe në qytete të tjera për të pasur një eksperiencë ndryshe nga të tjerat. Disave prej jush, do t’ju duhet të ndryshoni planet për festat e fundvitit, për shkak të mungesës së parave. Do të merrni një përgjigje që prisni për punë, edhe pse do të vonojë pak. Do të ndiheni disi të pakënaqur, pasi kërkesat tuaja do të jenë më të mëdha se sa mundësitë që keni për t’i përmbushur ato. Bëni mirë të shmangni mosmarrëveshjet, nëse punoni në një kompani private. Nuk përjashtohen edhe diskutimet e mbartura nga e shkuara. Nëse prisni përgjigje sa i takon një pagese që keni për të bërë, do të vonojë.

Shendeti: Yjësia e këtij muaji do të jetë e shkëlqyer. Bëni mirë të kurseni pak nga energjitë tuaja edhe për fillimin e vitit. Do të ndiheni shumë mirë fizikisht. Përmirësimi i shëndetit do të jetë i dukshëm.

- SPONSOR -Smiley face