PESHORJA (23 Shtator – 23 Tetor)

- SPONSOR -Smiley face

Momenti pozitiv për ju të dashur miq të Peshores vazhdon. Venusi në lidhje harmonike me shënjën tuaj është në favor të plotë, ndërsa Hëna në shenjën e Binjakëve inkurajon një komunikim me ambjentin që ju rrethon shumë të qetë dhe të ekuilibruar, por gjithashtu edhe gazmor.

Cilat janë trupat qiellorë që më mirë mund të përshkruajnë cilësitë e shenjës së Peshores? Në rradhë të parë Venusi e cila sundon në shenjën tuaj duke ju dhënë atë shijen e mirë që keni dhe dashurinë për artin. Saturni nxit dëshirën tuaj për drejtësinë, institucionin dhe ligjin, gjithashtu ju inkurajon bujarinë, dashurinë për natyrën dhe kafshët, gjë e cila ju bën idealisht të kërkoni ekuilibër në çdo hap që hidhni. Nga ana tjetër, difektet e mudëshme mund të jenë narcizismi. Venusi, zonja e bukurisë, mund të bëhet motiv i një dashurie egoiste për vetëveten. Duhet thënë se është një difekt që shumë pak Peshore e vuajnë. Ndërsa Saturni mund t’ju japë atë ngurtësinë e tepruar në “çështjet parimore”. Dhe në përfundim, idealizmi, një cilësi e shenjës tuaj, mund të kthehet në një sjellje fanatizmi. Bëni kujdes!

Dashuria: Dashuria…për ju të Peshores është motorri që lëviz universin. Dhe ja përse këtë muaj nëntor jeni të lumtur. Venusi dhe Marsi të bashkuar në shenjën e Peshores, si dhe Hëna sateliti i emotivitetit, ngrohin zemrën tuaj duke ju premtuar performanca erotike dhe sentimentale që do të prekin pika të pa arritura më parë. Nuk ka re që mund t’ju turbullojë, gjithçka shkon në drejtimin e duhur në sferën e ndjenjave. Në rast se raporti juaj prej disa muajsh çalon, tani mund ta rivendosni në këmbë, me një bashkëpunim të vogël nga ana i partnerit/partneres. Do të keni nga ana juaj dialogun, vendosmërinë dhe qartësinë e ideve, dhe shume por shumë sensualitet. Shenja juaj e dominuar nga Venusi magjik vendos të parën në listë Dashurinë.

Puna/Paraja: Konfigurimi yjor ju ndihmon në një mënyrë të pacipë do të thonim.  Edhe ju vetë do të çuditeni nga vendosmëria dhe sipërmarrja që do ju karakterizoj nga sot. Është një moment pjekurie ku do të eksperimentoni frytet e punës të bërë deri më tani si dhe mirësinë e yjeve. Keni konfirmime nga të gjitha anët. Prej një kohe të gjatë jeni përgatitur me shumë mundim, dhe tani mund të mbështetini tek një eksperiencë solide. Është momenti që të dorëzoni në shtëpi një fitim të mirë. Tani mund të vendosni lirisht, në rast se ishit të detyruar të bënit një punë që nuk ju pëlqente, tani mund të vendosni që ta ndërroni dhe do ta bëni me sukses.

Shendeti: Perfekt! Duket një ekzagjerim, por yjet flasin kështu. Pastaj ekzistojnë rastet personale dhe të veçanta ku jo gjithçka shkon siç duhet. Por yjet janë njëlloj për të gjithë, dhe sido qoftë baza e nisjes, këto yje tregojnë se do të keni më të mirën nga qielli.

 

 

- SPONSOR -Smiley face