LUANI

Një muaj i zjarrtë të dashur mbretër të xhungles! Pothuajse e gjithë yjësia është në favorin tuaj. Me Diellin, Marsin, Merkurin, Venusi në krahun tuaj do të kaloni një peridhë plot jetë dhe të bukur në shumë aspekte. Do të përfshiheni në një jetë shoqërore shumë active.

- SPONSOR -Smiley face

Dashuria: Do të përjetoni një rizgjim dhe pasion në dashuri. Ngrohtësia e pasionit do ju drithëroj. Nëse ende nuk keni mundur të realizoni bashkëjetesën apo të martoheni, tashmë është koha e duhur për të hedhur hapa të mëdhenj. Duhet të keni parasysh që yjet thjesht na udhëzojnë. Pjesa tjetër ju takon juve që ta konkretizoni. Nëse keni për të bërë ndonjë kërkesë nuk duhet të hezitoni. Mos u mbyllni në shtëpi nëse nuk e keni gjetur personin tuaj të zemrës. Duhet të viheni në lëvizje. Dashuritë e reja që do të lindin në dhjetor do të jenë të rëndësishme dhe të forta.

Puna/Paraja: Nëntori mund të ketë shënuar kulmin e arritjeve për ju, por edhe dhjetori nuk duhet nënvlerësuar. Mund të ketë pasur mjaft të reja për ju që zotëroni një aktivitet privat. Në rastin më të mirë, do të mund të zgjidhni edhe probleme që prej kohësh i konsideronit si të bllokuara. Yjësia do të jetë shumë e favorshme këtë muaj, edhe pse do të ketë edhe ditë të vështira. Kini kujdes gjatë datave 16 dhe 17, pasi këmbëngulja nga ana e një shefi, vonesa, apo keqkuptime, mund t’ju nxjerrin jashtë loje. Idetë e mira vlejnë sa ari dhe yjësia e mrekullueshme karshi jush do t’jua rrisë ndjeshëm kapacitetet. Edhe studentët do të jenë të favorizuar.

Shendeti: Yjësia duket pozitive dhe do t’ju mbushë plot energji, jeni në maksimumin e forcave dhe vitalitetit.

- SPONSOR -Smiley face