UJORI (21 Janar  – 19 Shkurt)

Akoma një Mars i bukur në shenjën aleate të Peshores, themelore sepse i përket të njëjtit element si ju, Ajrit, dhe është mbrojtës i iniciativave tuaja. Vitalë dhe plot jetë, jeni në majën e valës.

- SPONSOR -Smiley face

Ujori është simboli i besnikërisë dhe autoritetit.  Ditëlindja e të lindurve në këtë shenjë ndodh në një periudhë të ftohtë, dhe pikërisht si kjo stinë, keni karakteristikat e ajrit të malit: i ngrohur nga dielli është shumë i këndëshme dhe i bukur, por sapo Dielli perëndon në horizont, ajri bëhet i ftohtë, i rrallë. Personaliteti i Ujorit është abstrakt, i lidhur me mendjën dhe idetë e vazhdueshme që i rrotullohen në mendje. Jeni ëndërrimtarë por të besueshëm dhe të aftë të ndërtoni të ardhmen.

Dashuria: të dëgjuarit me vëmendje dhe qetësi atë që partneri /partnerja juaj ka për t’ju thënë ndihmon të përshtasni më mirë nevojat e juaja në çift. Situata juaj astrologjike gjatë kësaj javë të parë të muajit Nëntor do të ketë disa tranzite të komplikuara që ndahen në pozitive dhe jo. Prandaj prioritet në listën tuaj duhet të jetë kontrolli absolut i reagimeve tuaja. Tregohuni të mençur dhe menaxhoni me qetësi tensionet e mundëshme. Marsi që shkëlqen dhe ngroh vjeshtën do ju krijoj një atraksion lëkure shumë të fortë. Në rast se jeni single Venusi nuk duket se ka ndermend t’ju sponsorozojë dashuri romantike, por me siguri do të përfshiheni nga pasione.

Puna/Paraja:  sot në zyrë do të jeni të papërmbajtshëm: shkoni direkt drejt objektivave tuaja dhe nuk ju vjen keq te mateni me të tjerët. Gjithsesi do të dini të respektoni të drejtat e tjetrit dhe veproni me shumë ndjeshmëri dhe edukatë. Në fakt  keni shumë gjëra për të bërë, klientë të pakënaqur dhe menjëhërë ju nervozoheni. Por duhet të vetëpernbaheni, të frenoni gjuhën dhe justifikoni zgjedhjet me logjike. Lekët duhet të ruhen dhe jo të investohen në këtë periudhë. Nuk është momenti të rrezikoni.

Shendeti: Marsi në shenjën e Peshorës do të jetë një karburant i pashtershëm vullneti dhe energjie. Shendeti për ju do të jetë një koncept i cili lidhet me jetën private dinamike dhe të gëzueshme. Ky tranzit do ju garantojë edhe një performancë sportive shumë të mirë.

- SPONSOR -Smiley face