LUANI (23 Korrik – 23 Gusht)

Merkuri fillon një tranzit pozitiv në shenjën tuaj i cili do të zgjasi deri me 11 Janar 2018. Bashkë me të edhe Saturni edhe Marsi qendrojnë pozitiv. Ajo që trazon pak ujërat sot do të jetë Venusi.

- SPONSOR -Smiley face

Kur Merkuri është harmonik do të thotë se jeni të predispozuar të jeni shpirtërisht të qetë, gjë e cila do të reflektohet edhe jashtë, do të thotë se do të keni një besim më të lartë dhe konstante në aftësitë e juaja, si dhe një ekulibër mendor të mirë, të gjitha këto janë ingredientët për të tejkaluar shqetësimet që veçanërisht janë të natyrës psikologjike. Marsi pozitiv tregon se po të bëni ushtrime fizike të moderuara dhe konstante ju lejon që të keni rezultate të mira në një kohë të shkurtër.

Dashuria: Venusi jo harmonik tregon se mund të ketë pak nervozisëm në fushën e ndjenjave,dhe do të keni të vështirë të gjeni sjelljen e duhur ndaj partnerit. Vëmendja që do t’i kushtoni partnerit/partneres do të bëj diferencën në cilësinë e jëtës në çift. Përndryshe çmimi do të jetë një tension i vazhdueshëm që gërryen jetën e të dyve. Jeni të ndihmuar nga Merkuri kështuqë armen e dialogut e keni në dispozicion. Pra edhe pse Venusi nuk është i favorshëm ju qendroni të përqendruar dhe nëpërmjet dialogut me partnerit mund të tejkaloni këto momente.  Gjithashtu edhe Marsi ju ndihmon duke nxitur pasionin tuaj, dhe dihet se një marredhënie intime në çift mban shpirtrat e qëtë.

Puna/ paraja:  deri më tani keni arritur rezultate të mira por bëni kujdes të mos mjaftoheni me kaq. Merrni të gjitha masat rregullisht dhe verifikoni që çdo detaj të jetë në vendin e vet. Tregohuni realist dhe objektiv, në rast se diçka nuk funksionon  pranojeni dhe mos e bëni një çëshjte parimore. Modifikoni atë që është e nevojshme pa humbur kohë. Përdorni eksperiencën tuaj për të mbajtur anijen në sipërfaqe. Mbani nën kontroll shpenzimet, mund të keni harxhime të papritura. Nuk është momenti që të bëni shpenzime të mëdha apo të ndërrmeni angazhime financiare të cilat  nuk janë të nevojshme.

Shendeti: jo vetëm dita e sotme por edhe gjithë muaji Nëntorit në përgjithësi do të jetë i mbushur me stimuj dhe impenjime, prandaj është e domosdoshme të tregoheni shumë të vëmendshëm ndaj shendetit.  Asnjë ekzagjerim në zakonet e të ngrënit dhe në menaxhimin e orarit të gjumit, dëmethënë të pushimit. Mbulohuni mirë sepse mund të jeni të ndjeshëm ndaj gripeve të stinës dhe nuk do të ishte ide e keqe në rast se përdorni integratore me vitamin.

 

 

- SPONSOR -Smiley face