SHIGJETARI

Dashuria: Dy javët e para të muajit nuk do të kenë atë pasionin e zakonshëm në marrëdhëniet në çift. Keni shumë gjëra për të sistemuar dhe zgjidhur në punë. Nëse marrëdhënia juaj është e hershme, atëherë do të përballeni me një problem që lidhet me fëmijët ose prindërit tuaj. Mos u shqetësoni, do ta kapërceni kollaj. Kush nga ju po mendon të ndryshojë shtëpi apo të bëjë një blerje të rëndësishme për familjen, le të shfrytëzojë momentin. Të divorcuarit nuk do të mendohen dy herë për të krijuar sërish një lidhje tjetër, nëse kanë gjetur personin e duhur. Mos u dorëzoni asnjëherë. Nëse mendoni se s’keni gjetur dashurinë e jetës, atëherë reflektoni dhe kuptoni se cilat janë dëshirat tuaja të vërteta. Pas datës 17 gjërat do të bëhen më emocionuese.

- SPONSOR -Smiley face

 Puna/Paraja: Ky do të jetë një muaj i mbushur me konfirmime dhe zgjidhje. Kush ka punuar e ka suksesin të garantuar. Jupiteri do të ndikojë shumë pas datës 10 e deri në Janar, parashikohet të nënshkruani marrëveshje shumë të rëndësishme. Sigurisht që përmirësimet shkojnë krah për krah me përpjekjet. Ky është momenti i duhur për të menduar për ndryshimin e pozicionit të punës. Duhet të jeni aktivë, të kujdeseni për çdo detaj dhe mos refuzoni propozimet e reja që ju bëhen, sidomos ato të datës 17. Për një sërë arsyesh, shpesh të lidhura me rastësitë, edhe të rinjtë do të kenë mundësi të përfitojnë. Por jo gjithçka do të arrihet pa mund, sepse vullneti duhet gjithmonë. Një ide e mirë do të shpërblehet.

Shendeti: Gjatë ditëve të para të muajit nuk jeni ndjerë në formën tuaj maksimale. Bëni kujdes, sepse ndryshimet e temperaturave mund t’ju shkaktojnë probleme me reumatizmin. Në datën 23, Dielli bëhet aktiv në shenjën tuaj dhe do të ndiheni më të gjallë dhe më energjikë.

- SPONSOR -Smiley face