DASHI

Venusi dhe Marsi do të ndikojnë në favorin tuaj këtë muaj, i cili do të jetë i veçantë. Të lindurit në shenjën e Dashit karakterizohen nga vendosmëria, bujaria dhe ndjeshmëria, por kur vendosin t’i japin fund diçkaje, i japin dhe pikë. Megjithatë, është e rëndësishme që të gjitha vendimet janë të menduara më së miri.

- SPONSOR -Smiley face

Dashuria: Çiftet e konsoliduara nuk do të kenë probleme këtë muaj. Të lindurit në këtë shenjë janë të ëmbël dhe të dashur, por krejt papritur mund të shndërrohen në agresivë me ata që s’e meritojnë. Nëse dikush pranë jush s’ka bërë çka i takon, mund edhe ta çoni në djall. Qëndroni larg personave të martuar apo që janë shumë larg jush. Dashuritë që do të lindin këtë muaj do të vihen në provë shumë shpejt. Shmangni problemet në datat 21, 28 dhe 29, sepse do të jenë më të vështirat.

Puna/Paraja: Përgatituni, sepse priten ndryshime, sidomos në fillim të muajit Janar në fushën profesionale. Nëse dikush ka shpërdoruar besimin tuaj, prisni deri në datën 20 që të merrni hak. Jeni disi të tensionuar në punë. Bëni kujdes ndaj ziliqarëve dhe armiqve që do të përpiqen t’ju vënë shkopinjtë nën rrota.

Shendeti: Duhet të kujdeseni pak më shumë për formën tuaj fizike, sepse muajt e fundit të vitit do të ndiheni më nervozë dhe më emotivë. Do ta keni të vështirë të ruani qetësinë, sepse personat që ju rrethojnë vetëm ju ngacmojnë. Pika e dobët e të lindurve në këtë shenjë është ushqimi

- SPONSOR -Smiley face