Hudhra është një prej produkteve më të pasura me vitamina, karbohidrate dhe vitaminë C. Nëse do të konsumonim 50 kilogram hudhër do të mernim 1200 kalori. Ajo është e pasur në kripëra të kalciumit, jodit e squfurit. Përdorimi i hudhrës ka vlera të pakrahasueshme në uljen e kolesterinës në gjak. Nga studimet të shumta të bëra ne institucione të ndryshme rezuktatet kanë treguar se efektete janë mahnitëse.

Në këtë eksperiment u paraqitën 45 burra, me vlera të larta të kolesterolit. Ata përdorën për cdo ditë 6 thelpinj hudhre. Shumë shpëjt u arrit se vlera e yndyrës në gjak u ul me 58 për qind. Lëngu i hudhrës jep një ndihmesë të madhe edhe në rikthimin e flokut të humbur. Pasi bëhet shtypja e mirë e hudhrës, me lëngun e përftuar bëhet masazh rreth 3 minuta në vendin ku ka rënë floku. Mbahet ashtu për 30 minuta dhe më pas koka lahet mirë, deri sa të largohet era e rëndë e hudhrës. Ky veprim bëhet një herë në javë deri në shfaqjen e rezultateve pozitive. Një tjetër studim ka treguar se njerëzit, që hanë hudhër çdo ditë, mund të jetojnë më gjatë. Studimi është bërë nga dietologë holandezë dhe tregon se këta njerëz mund të jetojnë 6 vjet më shumë se të tjerët, që s’e konsumojnë këtë produkt. Vlerat e hudhrës gjenden si në përdorimin e saj të njomë ashtu edhe të thatë. Efektet e saj janë të mrekullueshme, veçse duhet pasur një kujdes të jashtëzakonshëm. Përdorimi i saj në mënyrë të gabuar dëmton rëndë shëndetin e personit të sëmurë. Vetitë e saj kuruese janë edhe më praktike, duke pasur parasysh se kjo bimë rritet gjerësisht dhe gjendet lehtë

- SPONSOR -Smiley face

- SPONSOR -Smiley face