Për muajin shtator Meghan Markle u zgjodh si redaktore dhe Dukesha e Sussex zgjodhi disa femra inspiruese për të dhënë disa mesazhe. Ndër të zgjedhurat ishte dhe aktorja e njohur Jameela Jamil. Jameela në një intervistë ka treguar si Meghan i ka telefonuar vetë dhe se i ka mbyllur telefonin tre herë Dukeshës. “Nuk u përgjigja tre herë, ata duhet të kenë menduar se po luaja”, shprehet aktorja në lidhje me telefonatën e Meghan dhe duke treguar se nuk e kishte hapur telefonin pasi nuk e njihte numrin. Gjithashtu Jammela ka një mendim tepër pozitiv për Meghan, ajo tregon se dukesha ishte një njeri shumë miqësor dhe e zgjuar.

Smiley face