Duket e pazakontë por ndodh edhe kështu! Një mësueseje 34 vjeçare nga Britania i ka pushuar zemra së rrahuri plot 6 orë, raporton ‘Daily Mail’.  Audrey Schoema bashkë me bashkëshortin kishin humbur në një mal në Girona gjatë një studie dëbore dhe ajo është goditur nga hipotermia. Kur ka mbërritur në një spital të Barcelonës, ajo nuk po merrte frymë dhe një nga veshkat kishte ndalur funksionin.

Por mjekët kanë arritur ta kthejnë në jetë mësuesen 34 vjeçare, duke ngrohur gjakun në trupin e saj e më pas zemra e saj është rindezur me anë të një defibrilatori.

- SPONSOR -Smiley face

‘Personi që arriti në spital ishte një vajzë e re në arrest kardiak dhe nuk tregoi asnjë shenjë jete. Ajo ishte e zbehtë, me një temperaturë trupi 20 ° C (68 ° F). E vetmja gjë e mirë ishte që ajo ishte shumë e ftohtë. Cdo gjë tjetër dukej shumë keq”, tha Dr.Argudo, ekspert i hipotermisë.

Schoema ka dalë nga spitali pas 12 orësh duke u shprehur se ishte e jashtëzakonshme që kishte shpëtuar.

“Nuk e kuptova se jeta ime ishte në rrezik derisa u zgjova në spital”, tha ajo.

- SPONSOR -Smiley face