Ishte viti 1991 kur Gianni Versace shkruante një nga faqet më të rendësishme të modës Italiane dhe asaj botërore. Për koleksionin vjeshtë/dimër stilisti hyp mbi pasarele katër ikona në krahë të njëra tjetrës. Linda Evangelista, Christy Turlington, Cindy Crawford dhe Naomi Campbell të cilat sfilojnë nën ritmet e këngës Freedom! ‘90 të George Michael.

Gjatë Milano Fashion Week të këtyre ditëve motra e Gianni Versace-s, Donatella, rikujtoj vëllain e saj të vrarë pikërisht 20 vjet më parë. Dhe mbi pasarele u rikthyen dy nga ato katër ikonat, Cindy Crawford dhe Naomi Cambell, bashkë me Claudia Schiffer, Carla Bruni dhe Helena Christensen. Në sfond dëgjohej sërisht kënga e Geoerge Micheal.

- SPONSOR -Smiley face

Linda Evangelista

LINDA EVANGELISTA

Modele Kanadeze lindur në Ontario në 10 Maj 1965. Vajza e emigrantëve Italian me origjinë nga Frosinone, njihet si muza e fotografit amerikan Steven Meisel. Në 1988 ajo vendos të bëj një ndryshim në imazhin e saj duke i prerë flokët të shkrurtra. Kjo prerje mori nofkën “The Linda” dhe perveçse nxiti shumë vajza në të gjithë botën të imitonin stilin e saj, gjithashtu e ndihmoj atë të futeshe në epokën e supermodeleve. Sëbashku me Christy Turlington dhe Naomi Campbell formojnë “The Trinity”, treshja e modeleve më të vlerësuara të cilat në fillim të viteve ’90 dominojnë modën botërore.

Cindy Crawford

E quajtur Cynthia Ann Crawford lindur në Illinois më 20 Shkurt 1966 është zbuluar rastësisht nga një fotograf i një gazete lokale, i cili duhet të fotografonte disa studente dhe përzgjodhi 16 vjeçaren për ta vendosur në kopertinë. Këto foto patën një reagim ekstremisht pozitiv nga gazeta ku punonte gazetari, sa që bindën Cindy-n që të fillonte karrierën si modele. Cindy është top modelja e parë e cila pozoi nudo për Playboy. Në vitin 1991 në edicionin e 63-të të Academy Awards ajo u shfaq me nje fustan të kuq Versace i cili pati një ndikim tepër të madh në modë dhe u prodhuan më tej në shumë kopje fallco.

 

Claudia Schiffer

Top Modele Gjermane lindur me 25 Gusht 1970 e krahasur me Brigitte Bardot dhe me më shumë se 700 kopertina reviste të dedikuara asaj. Fillimisht ëndrra e Schiffer ishte të bëhej një avokate, duke ndjekuar hapat e babait, por e la me një anë këtë objektiv, kur në tetor të vitit 1987 në një diskotekë në Dusseldorf tërhoqi vëmendjen e Michel Levaton, shefi i një agjencie mode të rëndësishme, i cili e bindi që të punonte si modele. E cilësuar si një nga femrat më të bukura në botë perveç modës ajo është angazhuar edhe si aktore ne disa filma dhe seriale. Tani është mamaja e tre fëmijëve të lindur nga martesa me regjizorin Mattew Vaughn.

 

Naomi Campbell

E quajtur “Venere Nera” lindur ne Londër me 22 Maj 1970 nga prindër xhamajkanë është klasifikuar nga revista People te 50 gratë më të bukura në planet. Nuk e ka njohur asnjëherë babin e asaj i cili braktisi familjen kur Naomi ishte 4 muajshe. Karriera e sa j fillon që në moshën 7 vjecare kur u shfaq në videon e Bob Marley “Is this Love”.  Ka qenë imazhi i shumë fushateve publicitare të shumë brandeve si: Fendi, Prada, Yves Saint Laurent, Alessandro dell’Acqua, Burberry, Valentino, Versace, Roberto Cavalli, Dolce&Gabbana, Disquered2 etj. Por ajo ka deklaruar se në biznesin e modës ka akoma shumë deskriminim racial dhe se asaj i është dashur gjtihmonë të punoj më shumë se të tjerat që të trajtohet në mënyrë të barabartë. Prandaj Naomi është një aktiviste në mbrotje të së drejtave të personave me ngjyrë.

 

Christy Turlington

Christen Turlington

 

Christy Turlington është një modele Amerikane lindur në Kaliforni më 2 Janar 1969. Ka qenë femra e parë mbi të cilën është parë një piercing në kërthizë gjatë një show në Londër në vitin 1993. E diplomuar me maksimumin e rezultateve në historinë e artit në Universitetin e New York-ut, në 2003 u martua me regjizorin dhe aktorin Edward Burns. Bashkë kanë një vajzë të quajtur Grace dhe një djalë Finn.

 

Carla Bruni

Carla Bruni

Lindur në Torino në 23 Dhjetor 1967 por bashkë me familjen emigrojnë në France në vitin 1975. Bruni fillon karrieren e saj si modele në moshën 19 vjecare dhe bëhet një nga modelet më të paguara në botë. Në vitin 1997 ajo lë me një anë modelingun dhe i përkushtohet vetëm muzikës duke publikuar në 2002 albumin “Quelqu’un a dit” i cili pati shumë sukses. Eshtë gruaja e tretë e ish Presidentit të Republikës francese Nicolas Sarkozy, me të cilin ka një vajzë, Giulia e lindur ne 2011.

 

Helena Christensen

Helena Christensen

Mamaja nga Peruja ndërsa babai nga Danimarka, Helena Christensen ka mbërritur përpara reflektorëve duke fituar konkursin e bukurisë të Miss Danimarkës në 1986 dhe duke përfaqësuar vendin e saj në konkursin e Miss Universit ne 1986.

Midis vitit 1997 dhe 1998 ka qene një nga engjëjt e Victoria Secret. Në 2012 ka qenë imazhi i Reebok bashkë me Eva Mendez, ndërsa në 2014 një nga protagonistet e kalendarit Pirelli.

 

- SPONSOR -Smiley face