Nga: Ilir SINANAJ

- SPONSOR -Smiley face

105 vjet shtet shqiptar! Kjo është një arritje e përbashkët e shqiptarëve. Në 105 vjet shqiptarët kanë skalitur në historinë e planetit Tokë qenësinë e tyre me një shtet të tyrin, që askush nuk mund ta mohojë dot. Nëse Shqipëria sot është shtet, që ekziston në pavarësi, kjo është falë punës, që ka sjellë prodhim, e punëtorëve, intelektualëve dhe sipërmarrësve të ndershëm shqiptarë. Pra, ekzistenca e Shqipërisë ka ardhur si shuma e punës prodhuese e të gjithë shqiptarëve. Kështu PAVARËSIA është PRODHIM. Sa më i pavarur është një vend, aq më i madh është prodhimi i tij, e për rrjedhojë edhe mirëqenia e qytetarëve. Por le të analizojmë se si shprehet pavarësia. Pavarësia nuk shprehet me festime me xhingla-mingla, britma nëpër stadiume sportesh, harbime nëpër klube nate apo me postime në rrjete sociale. Pavarësia shprehet kur një vend investon në dije, për të përsosur cilësinë e prodhimit, që çon në mirëqenie. Pavarësia shprehet kur krijohen fronte pune, për të rritur prodhimin, që çon në mirëqenie. Pavarësia shprehet kur punohet për të ngritur vlerat kulturore të vendit, për të frymëzuar qytetarët të punojnë për të prodhuar e për t’u paraqitur denjësisht brenda dhe jashtë vendit. E gjitha kjo, për të rritur shkëmbime ndërnjerëzore në rang botëror, që çon në mirëqenie. Pavarësia shprehet duke u kujdesur për shëndetin e qytetarëve, që të prodhojnë më shumë, për të pasur mirëqenie. Pavarësia shprehet mbi të gjitha duke marrë përsipër përgjegjësinë që vjen nga liria, sepse vetëm kështu mund të arrihet mirënia ashtu siç e duam realisht secili nga ne. Dhe për të pasur pavarësinë, si rrjedhojë e prodhimit (sepse kjo është e vetmja pavarësi që ekziston në botë), nevojitet zhbllokimi i fuqive prodhuese dhe krijuese. Urimi im për 105 vjet shtet shqiptar: Le të luftojmë për të zhbllokuar fuqitë prodhuese dhe krijuese të Shqipërisë.

- SPONSOR -Smiley face