Të bësh videodirekte në Instagram bashkë me një mik. Pas testit të nisur në gusht, aplikacioni zyrtarizon këtë risi për të gjithë përdoruesit në nivel global.Kur je live, poshtë djathtas do të dalë një ikonë me dy fytyra. Duke klikuar mbi të të del lista e personave që po të ndjekin direkt, dhe mund të zgjidhni “shto” duke e ftuar të jeni direkt të dy në “split screen”. Personit të përzgjedhur do i dërgohet një mesazh dhe kur e pranon nis transmetimi direkt.
“Ky është i fundit i shumë përditësimeve për videot direkte që kemi muajt e fundit, për t’i dhënë njerëzve më shumë mundësi për të qënë bashkë në kohë reale. Tashmë, me mundësinë për të ftuar një mik për t’iu bashkuar transmetimit direkt, dhe njerëzit të ndjehet më afër për të ndarë atë që dëshirojnë në çdo kohë”, shpjegon Instagram.

- SPONSOR -Smiley face