Ju keni një familje të madhe dhe të bukur, si është të jetosh mes artistëve?

- SPONSOR -Smiley face

Po është e vërtetë. Na ka bekuar Zoti për ta pas njeri- tjetrin dhe për të qen shumë të lidhur bashkë. Të jetosh në familje me artistë është lumturi sepse e para jemi familje dhe e dyta mbartin vlera secili nga ata. Kur mblidhemi për festa, jehon kënga e gëzimi në katër anët. Ahhh sa mall kam për të gjithë meqënse jam larg tyre.

Si është jeta juaj pas YFSF?

Ahhh, më mungon emocioni që mora për 14 javë, edhe pse kisha siklet t’i gjykoja ata artistë të mrekullueshëm. Ishte një eksperiencë e bukur dhe do të ngelet një ndër më të veçantat.

Unë pasi perfundoi YFSF kisha një sezon veror të ngjeshur me koncerte dhe gëzime familjare ku edhe aty marr shumë gëzim bashkë me çiftet që martohen dhe familjarët e tyre. Pastaj u ktheva në Amerikë ku më priste puna edhe ketu. Jam aktive e lodhem shumë por e bëj me dashuri. Padiskutim dashuria që kam për këngën më bën të vazhdoj pa e ndjer shumë ngarkesën dhe lodhjen.

Si do ta përshkruaje eksperiencën në YFSF?

Arritje profesionle!!!

A do të jesh në edicionin e ri të kesaj patente?

Me shumë dashuri do të isha, por puna që kam këtu nuk ma lejon të largohem për 4 muaj. Unë e dua vendin tim dhe me bëhet zemra mal kur zgjohem dhe e di që jam në Tiranë. Të jesh pjesë e produksionit të dy femrave më të suksesshme në Shqipëri është privilegj. Prezenca si antare jurie ishte shumë serioze dhe profesionale. Jam ndjer më mirë se kurrë. Unë si artiste me 30 vite eksperiencë nuk rrija pa jua vën në pah gabimet. E veshtirë ishte po ata janë artista me eksperiencë për vete dhe me jepnin të drejtë.

Jeni penduar ndonjëherë që jeni larguar nga vendi juaj për të vazhduar karrierën në USA?

Unë e kam bërë për vajzën këtë lëvizje, edhe pse te jem e sinqertë e dua shumë këtë vend.

Unë adoleshencën e kam kaluar në Amerikë dhe pas ardhjes së demokracisë në Shqipëri erdhëm e jetuam gjatë, por gjithmonë e kam ditë që një ditë do kthehem prap. Ky vend me jep stabilitet dhe qetësi… Edhe pse shumë vite jetova në Tiranë më ka munguar gjithmonë.

Nuk pendohem për asgjë që bëj sepse edhe nëse nuk ka qenë diçka që ka shkuar mirë kam mësuar nga eksperiencat e këqija dhe të mira në jetë. Po jua them me zemër se jam shumë mirë dhe gjithçka po shkon mirë fal Zotit!!!

Çfarë mesazhi keni për njerëzit me 10 fytyra?

Është një fenomen shqetësues për fat të keq tek ne. Përgjigjja për ta është KARMA. Më vjen keq për ta. Kanë nevojë për ndihmë.

Jeni një grua shumë energjike, e kuruar në detaje, me angazhime, si e menaxhoni këtë pjesë?

Unë e dua veten dhe muzikën shumë. Duke qenë se kënga u kthye në profesion ndër vite pastaj dukjen e ke një favor. Unë respektoj veten, punën dhe artdashësit e mi. Artistët janë pak më ndryshe në çdo aspekt. Unë e shoh botën plot ngjyra dhe ashtu si dua unë. Ta fillosh ditën me pozitivitet dhe t’i thuash Zotit dhe vetes ju dua, kurr nuk do mungojë energjia dhe suksesi !!!

Na zbuloni pak sekretin tuaj se si arrini të keni një shpirt prej floriri duke ditur që arti në vetvete është një xhungël?

Asgjë thjesht mundohem mos të mbaj negativitet afër vetes. Unë kam bër një pakt me veten që sa të frymoj të ndikoj për mirë kudo dhe me këdo. Gjithëkush bën zgjedhjen e vet në jetë për çdo gjë.

Thjesht njerëzit në ate xhunglën tonë duhet të kuptojnë se energjija e universit të kthehet ashtu siç ne veprojmë.

Cilat jane planet bombë që Albëria ka për t’i shpërthyer në të ardhmen?

Po kam një këngë të përfunduar dhe klipin do t’ja realizoj këtu. Po punoj me një projekt të ri por nuk mund të them asgjë tani për tani. Shpresoj shpejt të kem lajme më konkrete.

Ka me mijra femra që ju kanë idhull, çfarë mesazhi keni për to?

Femra është qenie e brishtë dhe shumë sensitive, kam një mesazh dhe ju them që duajeni veten më shumë dhe mos i jepni hapsirë në asnjë sekondë askujt që të ndikojë negativisht në jetën tuaj.

Si do ta përkufizoje shprehjen,”të mbetesh njeri në vitin 2017″?

Të mbetesh njeri i mirë është çështja, të lësh gjurmë në këtë jetë për mirë. Me keqardhje e mbyll këtë intervistë duke thënë se puna, dashuria dhe respekti po humbasin vlerën me shoqërinë shqiptare.

Mos të harrojmë se jemi të përkohshëm.

Faleminderit për intervistën!

Faleminderit ty që po e lexon tani AH.

Fotot @fadilberisha

- SPONSOR -Smiley face