Sopranoja shqiptare me famë botërore, Inva Mula, ishte e ftuara speciale e ceremonisë festive tashmë të përvitshme me rastin e Muajit të Trashëgimisë Shqiptare në Provincë, zhvilluar në një nga sallat e Parlamentit të Ontarios në Kanada.
Veprimtaria u organizua nga grupi parlamentar liberal në bashkëpunim me Shoqatën e Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze(Toronto) dhe drejtuesen e grupit të trashëgimisë, Ruki Kondaj. Me këtë rast shoqata nderoi me titullin anëtar nderi disa persona, mes tyre edhe  sopranon Inva Mula.

- SPONSOR -Smiley face