“Kam nderin t’ ju ftoj në koncertin e datës 16 nëntor 2017, në sallën Moxart, në Vjenë, ora 19.00. Në këtë koncert do të jem përkrah muzikantëve dhe kërcimtarëve të shkëlqyer shqiptarë dhe austriakë. Në program do të ketë vepra nga më të bukurat e muzikës botërore dhe asaj shqiptare. Ju presim..të bëjmë muzikë për ju dhe bashkë me ju…”. Me këto fjalë e lajmëron pianisti Genc Tukiçi koncertin që do të mbajë sopranoja me famë botërore Inva Mula më datë 16 nëntor në Vjenë.
Koncerti do të mbledhë artistët shqiptarë më të famshëm në skenat botërore. Ndërkohë që Tukiçi ka postuar edhe posterin.

- SPONSOR -Smiley face