Blogerja e njohur, Irena Kita ka publikuar një foto në instastory me vajzën e saj. Edhe nëse Irena nuk do të kishte shkruar, ajo që do të mendonim pasi të shihnim këtë foto do të ishte: “Si e ëma, edhe e bija”. Ato ngjajnë shumë me njëra tjetrën, por përveç kësaj ato ndajnë të njejtin pasion për tenisin. Shpesh herë Irena publikon foto nga fusha e tenisit ku shfaqet duke luajtur, por këtë herë, mesa duket ajo ka marrë me vete edhe të bijën. Ende nuk dihet se cila prej të dyjave është më e zonja në tenis, por ajo që është e rëndësishme është se blogerja po kultivon pasionin për sportin edhe vajzës së saj.

- SPONSOR -Smiley face