Gjatë ditëve të fundit ka qarkulluar në media një prononcim i Roza Latit lidhur me marrëdhëniet seksuale të saj. Lajmi i publikuar është tekstualisht ky: “Moderatorja e njohur Roza Lati është një vajzë pa komplekse. Bukuroshja e ekraneve televizive ka pranuar se seksi më i çmendur ka qenë në pyll. Në një intervistë për mediat kosovare, Lati pranoi se është ‘single’ por jo në shtrat.“Seksi më i çmendur? Kam bërë shumë çmenduri por veçoj atë në pyll, vendi nuk tregohet (qesh). Jam single por jo në shtrat që do të thotë jam e disponueshme për të gjithë meshkujt”, u shpreh ajo.”

- SPONSOR -Smiley face

Ky lajm e ka irrituar shumë vajzën e Rita Latit, dhe e indinjaur (edhe me të drejtë) ka kërkuar të mos hidhet baltë mbi figurën e saj. Në një prej faqeve ku është publikuar ky lajm, Roza ka komentuar: “Nuk i kam nxjerrë kurrë nga goja këto fjalë dhe t’ju vijë turp që shpifni… dhe shpifni kaq shëmtuar… Nga ana tjetër faleminderit që merreni me mua kaq shumë… sa shpifni, vec të bëjni lajm, plehra, faqe ordinere.”

Por Roza Lati nuk është mjaftuar me kaq! Në InstaStory ajo ka publikuar një mesazh indirekt për “armiqtë” e saj, dhe direkt për ata që marrin guximin të shkuajnë. “Shoh që merren shumë me mua… shumë… Jepini gaz, bëni lajme për ccdo gjë. Por mos shpifni! Tju vijë turp o shushunja gjakpirëse, që mundoheni të hidhni baltë mbi figurën time. Jeni qesharakë, jenni amatorë, jeni për të ardhur keq,. Njerëzit ma njohin karakterin, jo ccdo gjë që shkruani do e besojnë, o mizerje portale.”

- SPONSOR -Smiley face