Ai ka qenë protagonist gjatë legjislaturës së kaluar të Kuvendit, përveç kritikave si për mazhorancën ku ishte pjesë, ashtu edhe për pjestarë të opozitës apo partive të tjera edhe për veshjen e tij të veçantë si një “Kauboj” nga Tekasi, për shkak të kapeles që nuk e ndante thuajse asnjëherë nga koka.

- SPONSOR -Smiley face

Por tani që nuk është më në detyrën e ligjvënësit duket se ish-deputetit socialist Eduart Ndocaj i është kushtuar një pasioni tjetër, atij për pikturën. Me sa duket, kryeministri Edi Rama, nuk ka qenë i vetmi piktor në radhët e mazhorancës parlamentare të koalicionit Rama-Meta 2013-2017. Politikani dhe biznesmeni nga Manatia e Lezhës ka publikuar në rrjetet sociale mjaft punime të tij të fundit, ndër të cilat spikatin disa piktura nudo dhe erotike, shkruan shqiptarja.com.

- SPONSOR -Smiley face