Përpara se të ishte në një lidhje me shokun e saj të fëmijërisë, këngëtarja Miley Cyrus ishte e lidhur me mikeshën e saj Kaitlynn Carter me të cilën qëndroi rreth 2 muaj. Por pas ndarjes duket se Carter nuk po e përballon mirë ndarjen dhe as faktin që Cyrus ka nisur një lidhje të re.

Kohët e fundit ajo ka publikuar një foto në rrjete sociale në të cilën shfaqet shumë e dobësuar, detaj që ndjekësit ja kanë vënë menjëherë në dukje. “Je shumë e dobët”, -shkruan fansi, ndërkohë që Kaitlynn i përgjigjet se ka kaluar një periudhë shumë të keqe. Përpara lidhjes me Cyrus ajo ka qenë e martuar me Broody Jenner me të cilin është ndarë disa muaj më parë.

- SPONSOR -Smiley face