“56-vjeçari pritet të jetë pjesë e një jurie për një rast civil ose penal”. Këtë herë i takoi Barack Obamës të marrë në duar fletën që i kërkon paraqitjen në kontenë Cook të Illinoisit, javën e ardhshme, dhe ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë nuk ka ndërmend të refuzojë. Ish-president apo jo, rregullat janë njësoj për të gjithë, e ato amerikane ua diktojnë të gjithë qytetarëve, pa dallim, thirrjen në gjykatë për pjesëmarrje në juri, shkruan Top Channel. Në një situatë të ngjashme janë gjendur pas largimit nga Zyra Ovale edhe ish-presidentët Bill Clinton e George Bush. Obama ka përfunduar Juridikun në Universitetin e Harvardit e ka dhënë mësim për 12 vite në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Chicagos, përpara se të kthehej në senator.

- SPONSOR -Smiley face

Ai ka punuar gjithashtu edhe si jurist i të drejtave civile. Sipas kryegjykatësit të kontesë Cook, Timothy Evans, siguria e ish-presidentit do të përbëjë prioritetin kyç në atë sallë. Qytetarët e thirrur për pjesëmarrje në juritë e gjykatave në Shtetet e Bashkuara paguhen me 17.25 dollarë për çdo ditë shërbimi. Pozicionin e anëtarit të jurisë në këtë konte e ka provuar, përpara Obamës, edhe një tjetër emër mjaft i njohur në Amerikë, Oprah Winfrey, e cila ishte në mesin e atyre që duhej të jepnin vendimin e vet në një proces gjyqësor për vrasje në vitin 2004.

- SPONSOR -Smiley face