Mëngjesi për dikë ngjan koha më e vështirë e ditës, sidomos pasi dita është zgjatur, e për dikë është koha më e mirë.Megjithatë zgjimi herët në mëngjes ka të mirat e saj, prandaj studiuesit mendojnë se një gjë të tillë duhet ta bëjnë të gjithë.

- SPONSOR -Smiley face

1-Mund të hani mëngjes në shtëpi zgjimi herët ju redukton shpenzimet e të ngrënit mëngjes jashtë shtëpisë. Dhe në fakt, kjo është një gjë shumë e shëndetshme.

2-Mund të filloni ditën me një ritëm normal nëse zgjoheni herët, nuk keni nevojë që të vraponi për të bërë dush, apo të bëni make-up në autobus. Nuk keni nevojë që duke ecur të lidhni këpucët, prandaj mund ta filloni ditën duke u marrë me veten më ngadalë dhe me ritëm normal.

3-Mund çoni dëm çdo moment të kohës tuaj nëse zgjoheni  vonë, atëherë ju humbisni mundësinë që të pini kafe në shtëpi dhe të dëgjoni lajmet. Kur nxitoni, humbisni edhe titujt kryesorë të gazetave dhe nuk do të jeni të informuar se çfarë po ndodh në botë, prandaj zgjohuni heret.

4-Në punë do jeni më efektiv , sa herë ju ka ndodhur që të shkoni në punë i përgjumur? Duke u zgjuar më heret ju arrini të jeni më produktiv në punë.

5-Ju i shërbeni fëmijës tuaj familjes tuaj nëse zgjohemi herët, kjobështë një ndjenjë që nuk krahasohet me asnjë një gjë në botë. Mund të bëni ushtrime në mëngjes sepse zgjimi i hershëm ka edhe përfitimet e tjera shëndetësore, sepse ju mund të zini kohën që të bëni ushtrime para dushit, ose mund të ecni në këmbë nga shtëpia për në punë. Ushtrimet e mëngjësit janë të dobishme për metabolizmin tuaj dhe në darkë ju do të mund të bëni një gjumë t ëmbël dhe të fleni menjëherë pasi keni konsumuar një ditë të gjatë.

- SPONSOR -Smiley face