Pallati Presidencial, i njohur si Pallati i Brigadave, është projektuar nga arkitektët italian në fillim  në vitet 1939- 1941. Fillimisht ishte nën shërbimin e familjes mbretërore. Parku që rrethon këtë pallat shtrihet në rreth 36 hektar. Brenda saj gjenden bukuri të tilla si, shatërvanë me zinxhirin e ujit, galeri skulpturash në disa parqe, disa radhë kopshtesh me pemë, lule dhe labirinte në formë spiraleje, kopshti i luleve, shtegu i pyllit, kopshti me pishinë si dhe pista e stërvitjes së kuajve.

Rezidenca ka shërbyer si Pallat Mbretëror. Emrin “Pallati i Brigadave” e mori në vitin 1945, emër i cili u përdor gjatë regjimit  komunist.  Duke filluar nga viti 1992, pas rënies së komunizmit, emri zyrtar i këtij institucioni është “Pallati Presidencial”. Që nga viti 1945 ndërtesa shërben si Pallat Presidencial  për pritje zyrtare.

- SPONSOR -Smiley face

Por keto ambjente deri tani te mbyllura, kanë shfaqur një kuriozitet për qytetarët që kurrë nuk kan pasur mundësinë të vizitojnë vendet që mbartin  histori të së kaluarës shqiptare.

Por kryeministri i Shqipërisë Zoti Edi Rama ka ndarë me opinionin publik lajmin se gjithë qytetarët do të kenë mundësinë të vizitojnë magjinë e kësaj mrekullie. Në rrjetin socjal facebook ai shkruan se: “Prej kësaj të shtune, Parku Fantastik i Pallatit të Brigadave do të jetë i hapur për publikun çdo fundjavë” Ky park është një destinacion shumë i këndshëm për tu vizituar. Një galeri e vërtetë me skulptura mitologjike.

 

- SPONSOR -Smiley face