Pickimi i grerëzës për  shumë njerëz është shumë me rrezik pasi janë alergjikë.  Për këtë arsye, kërkon kujdes të veçantë dhe disa informacione shtesë, pasi edhe mund të mos e dini që jeni alegjik ndaj saj. Nëse ju pickon grerëza ndiqni këto hapa.

Nëse ndieni marramendje, gjuhën e fryrë, lëkurë të acaruar duhet të bëni një gjilpërë. Pickimi i një insekti mudn t’ju marrë dhe jetën. Kur shenjat janë përtej fryrjes së vendit ku keni marrë pickimin, drejtohuni te ndihma e shpejtë. Pik së pari hiqni thumbin, pasi gjatë pickimit grerëzat e lënë pas pickimit dhe thumbin e tyre (në të shumtën e rasteve). Kini kujdes të most a këpusni thumbin, por sigurohuni ta hqini të gjithin me ndihmën e një pickatoreje. Menjëherë vendosni të bëni kompresa të ftohta. Inflamacioni dhe enjtja pas një pickimi janë të pashmangshme, por ato mund të minimizohen duke aplikuar diçka të ftohtë në zonën e prekur. Zgjedhja më e mirë do të ishte akull i mbështjellë në një copë, por nëse kjo nuk është e mundur, mund të përdorni çdo objekt metalik. Trajtoni lëkurën ku grenza ju ka pickuar. Lani lëkurën me sapun dhe më pas mund ta mbuloni zonën e pickuar me një pastë të formuar me sodë buke dhe ujë. Pasta e dhëmbëve dhe mjalti gjithashtu kanë veti qetësuese.

- SPONSOR -Smiley face