Thonjtë janë për femrat e ditëve të sotme, një detaj shumë I rëndësishëm.  Por me to hasim problematika nga më të ndryshmet. Ato mund të thyhen shpejt,  mund të jenë të butë, çahen, ose nuk kanë shkëlqim. Por  gjë është shumë e rëndësishme, duhet ti njohim mirë thonjtë tanë për tu kujdesur për ta. Egzistojnë pesë lloje thonjsh, dhe të zbuloni se cilës kategori i takoni, ju ndihmon në hapat e mëtejshëm për zgjatjen e tyre.
Thonj të thatë
Përdorni vajin e ullirit të paktën dy herë në javë, duke i masazhuar me kujdes secilin thua. Kjo ndihmon në forcimin e tyre.
Thonj të brishtë
Kanë nevojë për shumë hidratim. Thonjtë e brishtë duhen hidratuar në mënyrë që të mos dobësohen më shumë nga sa janë shkruan Noa.
Thonj të dëmtuar
Nëse thonjtë thyhen lehtësisht dhe kanë vështirësi në rritje, nën lëvoren e tyre mund të ketë një problem serioz. Të paktë janë ata që e dine, por në natyrë ekzistojnë disa lloje shqetësimesh që vijnë prej thonjve, ndaj për këtë duhet një kontroll urgjent te mjeku.

Thonj të butë
Personat që i takojnë kësaj kategorie nuk kanë përse të shqetësohen. Thonjtë e tyre janë të butë sepse janë shumë të hidratuar. Përdorni sa më shumë doreza kur kryeni punë dhe i mbani duart pak më larg ujit.

- SPONSOR -Smiley face