Java e modës në Paris ashtu si çdo javë që është zhvilluar këto muaj na tregoi edhe një herë trendet që do mbizotërojnë këtë vit. Kompanitë e njohura të modës  zhvilluan sfilada të vecanta dhe të kuruara deri në detaje. Interesante ishte sfilada e Saint Laurent ku në mes të saj u shfaqën modele me veshje neon që shkëlqenin në errësirë dhe na treguan se nëse duam  të biem në sy ato janë perfektet. Po ashtu kapelet do jenë trend këtë vit, ndërsa nëse flasim për ngjyra, e zeza, bezha dhe vishnja do jenë kryefjala e veshjeve vjeshtën që vjen. Ndiqni fotot më poshtë për të parë kombinimet dhe veshjet më të bukura të kësaj jave në Paris Fashion Week !

- SPONSOR -