Edhe pse sezoni i ri televiziv ka një muaj që ka nisur, disa programe televizive që mund të konsiderohen të suksesshme ende nuk kanë nisur të transmetohen. Aktualisht këto programe janë në kuadrin e thashethemit, sepse nuk ka asgjë zyrtare, por ja cilat mund të jenë formatet e reja në Top Channel dhe Tv Klan.

- SPONSOR -Smiley face

“Shiko kush luan në Top Channel” dhe VIP në shtëpi janë dy programet që përflitet se do të nisin shumë shpejt në ekranin e Top-it. Gjithashtu kanë filluar përgatitjet për “Big Brother VIP”, por ajo që mbetet e pazbuluar ende janë emrat e moderatoreve që do të drejtojnë këto spektakle.

Në Klan show më i ri që pritet të nis në 12 Tetor është “C’est la vie” ku 8 këngëtarë të rinj do të konkurrojnë me 8 personazhe të njohur dhe me shumë gjasa do të drejtohet nga Marina Vjollca. Por ky nuk do jetë programi i vetëm, sepse sezoni i ardhshëm pritet të sjellë një program ku fëmijët do të konkurrojnë midis tyre në fusha të ndryshme të artit, një program mbi udhëtimet dhe një tjetër mbi operacionet plastike. Pra, mesa duket dy televizionet kryesore do të kenë konkurrencë të madhe dhe publiku do të mund të shijojë një larmitet programesh.

- SPONSOR -Smiley face