Një nga shembujt e parë të një “sulmi kibernetik” daton që në vitin 1834, dhe protagonistë qenë dy spekulatorë financiarë francezë. Që nga viti 1792, në Francë, ishte në përdorim një sistem komunikimi në distancë nëpërmjet sinjalizuesve mekanikë, që zakonisht vendoseshin në majë të kodrave ose kullave.

Bëhej fjalë për telegrafin optik të krijuar nga Claude Chappe, shumë popullor në vitet 1800:Në çdo stacion, që gjendej disa kilometra larg stacionit tjetër, një kullë e pajisur me një teleskop vëzhgonte pozicionet e tabelave prej druri që përmbanin numra, shkronja dhe urdhra shërbimi, dhe i përsëriste ato për t’i parë njerëzit tek stacioni pasardhës dhe kështu me radhë. Autor: The economist

- SPONSOR -Smiley face

- SPONSOR -Smiley face