Zakonisht yjet bëhen idhuj të shumë fansave, por rrallëherë  shohim që artistët të kenë idhull kolegun të njejtit profesion .

- SPONSOR -Smiley face

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të kërkuara të momentit  të këngëve të reja si dhe çmimeve që ka rrëmbyer kohët e fundit. Bukurishja Lipa, së fundi ishte paraqitur në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Brit Awards, ku u shpërblye për këngën më të mirë fal “One Kiss” të sjell në bashkëpunim me Calvin Harrisit.

Ndërkohë, në prapaskenë 23-vjeçarja ka zbuluar se ka takuar këngëtaren që e ka frymëzuar dhe ka qenë dhe vazhdon të jetë fanse e saj ndër vite.

Bukuroshja ka publikuar në llogarinë personale në Twitter një fotografi teksa shihet në krah këngëtares, Pink.

“Kam takuar idhullin tim natën e kaluar dhe ishte asgjë më shumë se e përsosur. Është kaq e këndshme për të takuar dikë që ju e keni admiruar gjithmonë, muzika e së cilës ka qenë gjithmonë aty për ju. Faleminderit Pink që je kaq realiste. Ndihem kaq me fat”, ka shkruar ndër të tjera Lipa.

Ndryshe, Dua është duke punuar në projekte të reja muzikore që do të jenë pjesë e albumit të ri dhe për të cilin nuk do të nis ndonjë turne muzikor.

- SPONSOR -Smiley face