Para disa ditësh mikeshat më të mira të Meghan organizuan një baby shower për  Dukeshën. Edhe pse “baby shower” në protokollin mbretëror është i ndaluar, Meghan zgjodhi të vazhdojë traditën e vendit nga ajo vjen. Ishin shumë pak të ftuarat dhe shanset që të mernim vesh diçka ishin të pakta, por ka qënë kuzhinieri që përgatiti ëmbëlsirat ai që postoi një video duke na treguar më shumë. Në video nuk shihen ngjyra si blu apo rozë pasi Dukesha ishte kujdesur që mos jepte shumë detaje për gjininë e fëmijës. Kudo mbizotëronin ngjyrat pastel, e verdhë dhe jeshile ndërsa trëndafilat dhe ëmbëlsirat ishin pafund. Burime të ndryshme thanë se Dukesha i kishte thënë njërës prej të ftuarave se po pret djalë, por deri sa të lindë Meghan do na duhet të presim për të parë është vajzë apo djalë.

- SPONSOR -Smiley face

- SPONSOR -Smiley face