Ariana Grande dhe Justin Bieber janë dy këngëtarë tepër të pëlqyer kryesisht nga të rinjtë dhe kanë miliona fansa kudo në botë. Ditët e fundit Ariana është marrë me festivalin “Coachella” ku performoi hitet e saj, ndërsa Justin zgjodhi që ta ndiqte si fans këngëtaren e njohur. Por kohët e fundit një lajm po qarkullon në media se dy këngëtarët janë duke përgatitur një këngë të re. Ka qënë një postim në Instagram ai që i bëri lëmsh të gjithë. Një fans e “sfidoi” Justin duke i thënë se nëse Justin do bashkëpunojë me Arianën ti bëj like fotos, dhe Justin i dha like. Menjëherë pas këtij veprimi të gjithë e morën si një “po” dhe tani nuk na ngelet asgjë tjetër veçse të presim një super bashkëpunim nga këngëtarët e rinj.

- SPONSOR -