Pak para ceremonisë së homazheve publike për Kobe Bryant dhe të bijën, Gianna-n, Vanessa hodhi në gjyq kompaninë e helikopterit me të cilin kishte fluturuar bashkëshorti. Në një padi prej 72 faqesh, partnerja e legjendës së futbollit pretendonte të merrte një dëmshpërblim dhe kompania të ndëshkohej ekonomikisht. Kompania “Island Express” akuzohej për neglizhencë. Burime për “TMZ” kanë treguar se kompania kishte si mbulim sigurimi një shumë prej 50 milion dollarësh. Mirëpo, kjo shumë është konsideruar e pamjaftueshme nga Vanessa Bryant. Sipas saj, familja Bryant ka të drejtë të marrë qindra miliona dollarë, sepse potenciali i fitimit të Kobe ishte i jashtëzakonshëm. Vannesa shprehet se edhe familjarët e tjerë kanë të drejtë të kompensohen me shuma të majme, pasi pasagjerët e tjerë që humbën jetën kanë lënë gjithashtu pas bashkëshortet dhe familjarët e tyre. Deri tani, Vanessa është e vetmja që ka denoncuar kompaninë “Island Express”.

- SPONSOR -Smiley face