Tetë kukulla të futura brenda njëra-tjetrës të dizajnuara në vitin 1890 nga artisti rus Sergej Maljuti, dhe të gdhendura në dru nga Vasily Zvjozdoçkin, u quajtën në atë periudhë “Matrijona”. Për herë të parë, në vitin 1904 këto kukulla prej druri u ekspozuan për në një panair në Paris dhe u quajtën “Matrioshka”, emër me të cilën njihen në të gjithë botë. Në shekullin e 19-të, këto kukulla u krijuan për zhvillimin mendor të fëmijëve dhe përdoreshin në shkolla specifike.  Pas ekspozimit në panair, kërkesat për këto kukulla ishin të përmasave botërore.

- SPONSOR -Smiley face

Një kukull matrioshka, e njohur edhe si foleja e kukullave ruse ose kukulla ruse, i referohet një grupi kukullash prej druri me madhësi të atilla që futen njëra në tjetrën. Emri tregon matriarkun e një familjeje të madhe ruse. Tradicionalisht shtresa e jashtme është një grua, e veshur në sarafan, një fustan- bluzë tradicionale e fshatarëve rusë, e gjatë dhe pa formë. Figura përbrenda mund të jetë e gjinisë tjetër; më e vogla, kukulla e fundit është tipikisht një foshnjë nga një copë e vetme druri. Shumica e mjeshtërisë është në pikturimin e secilë kukull, e cila mund të jetë mjaft e përpunuar. Kukullat shpesh përcjellin një temë, e cila mund të ndryshojë nga karakteret e perrallave e udhëheqësit sovjetik. Kukullat matrioshka shpesh janë quajtur gabimisht babushka që do të thotë “gjyshe” ose “grua e vjetër”.

Që nga viti 2013 imazhat e stilizuara të matrioshkave ruse të dhëmëzuara paraqiten në Ukrainë në fletëpalosje, afishe dhe postera të kampanjës “Mos bli mallra ruse!”. Pas fillimit të krizës së Krimesë të vitit 2014 dhe pas aneksimit të Krimesë nga Federata ruse, imazheve iu shtuan pushkë dhe maskime. Imazhe të stilizuara përdoren edhe në logon e kampanjës “Bojkoto filmat rusë”.

 

 

 

- SPONSOR -Smiley face